Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, drejtuar PThP për NKOK – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër T.M. dhe I.Sh. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, sipas nenit 143 të Kodit Penal. I kallëzuari i parë, T.M., nëpunës policor në Stacionin Policor Strugë, dhe i kallëzuari i dytë, I.Sh., “polic kryesor për kryerjen e hetimeve të aksidenteve rrugore” në Njësinë Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Strugë, më 14.05.2026, në ambientet e Stacionit Policor Strugë, gjatë shoqërimit të një personi të privuar më parë nga liria, kanë ushtruar forcë të tepruar fizike ndaj tij. Edhe pse personi ishte i lidhur me pranga, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë goditur me duar dhe këmbë. Departamenti për Kontroll të Brendshëm ndaj të dyve do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masat e detyrueshme të marrjes së armës zyrtare dhe municionit, si dhe pezullimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.