Mickoski: Si Qeveri jemi të orientuar drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor modern, këtë vit kemi ndarë një shumë rekord prej mbi një miliard euro

Do të doja të thoja se shëndetësia është një ndër prioritetet e mia kryesore personale, por edhe të Qeverisë. Për fat të keq, ky është një proces që kërkon kohë, energji, durim, por mbi të gjitha kërkon para, sepse ajo që është shkatërruar me vite, për të qenë më i saktë me dekada, për fat të keq nuk mund ta korrigjojmë brenda natës.

Si Qeveri, këtë vit tashmë kemi ndarë një shumë rekord prej më shumë se 1 miliard eurosh për shëndetësinë dhe nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore. Duhet të pranoj se gjithçka që mund të bëjmë nga ana e Qeverisë në periudhën që ka kaluar dhe në atë që pason, do ta bëjmë. Ky lloj projektesh më impresionon dhe vërtet i uroj drejtoreshës dhe punonjësve në Spitalin Klinik në Manastir.

Ky është vetëm fillimi, synimi ynë është një rinovim i plotë. Ecim hap pas hapi drejt forcimit të kapaciteteve njerëzore, por edhe të atyre teknike, përmes pajisjeve dhe aparaturave të nevojshme për t’u ofruar qytetarëve shërbimet shëndetësore që u nevojiten. Deri më tani kemi arritur të sigurojmë një pjesë të asaj që mungonte, por që tani e tutje do të vazhdojmë me atë drejtim dhe me dinamikë të pazvogluar.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë të punësuarit këtu, drejtoreshën, ministrin, Fondin për Shëndetësi dhe Sigurim Shëndetësor, për gjithë durimin që treguan gjatë kësaj periudhe.

Na presin sfida edhe më të mëdha në periudhën që vjen, por ne si Qeveri jemi të vendosur të ndërtojmë një sistem shëndetësor modern, që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve në çdo aspekt. Kështu kemi punuar deri më tani dhe kështu planifikojmë të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Ju falënderoj edhe juve që jeni sot këtu dhe që patët mundësinë të shihni nga afër atë që është bërë gjatë dy viteve të fundit. Ka ende shumë punë për t’u bërë në periudhën që vjen, prandaj ju ftoj të vazhdoni të na ndiqni dhe të shihni punën që po bëjmë.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo