Adnan Azizi uron Bilall Kasamin për ditëlindje: “Fjalët i merr era, veprat mbeten dhe shkruajnë histori”
Adnan Azizi i ka uruar ditëlindjen kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre ndër vite transmeton Tetovasot.
“Ka njerëz që shquhen për fjalë të mëdha, e ka të tjerë për vepra të mëdha. Fjalët i merr era, ndërsa veprat mbeten dhe shkruajnë histori.
Me Bilallin kemi ndarë gati gjysmë shekulli miqësi, rrugëtim dhe të njëjtin vizion, duke mos u ndalur asnjëherë në shërbim të kauzës sonë.
Edhe shumë vite të begata, me shëndet e suksese! Uroj që të vazhdosh të lësh gjurmë të pashlyera me punën dhe përkushtimin tënd në shërbim të qytetarëve.
Urime ditëlindjen, shoku im!”, ka shkruar Azizi.TS