Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjenden drogë dhe municion, privohet nga liria një person





Sot (31.07.2026), në orën 07:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria D.S. (58) nga fsh. Raven, rrethina e Gostivarit, mbi dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të realizuar në bazë të urdhrit të gjykatës, ishin gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.
Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjenden drogë dhe municion, privohet nga liria një person

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo