BDI – Tetovë: A e di Korab Shaqiri se Albi Qamili shau një vajzë dy vjeçare dhe njihet “EPSTEINI” i Tetovës





“Ndërsa vazhdon histeria kolektive e pushtetit “artdashës” rreth “Verës Kulturore”, problemet reale dhe morale fshihen nën çergën e paturpësisë.
Në psikologjinë e pushtetit, zhurma shpesh shërben si mekanizëm mbrojtës. Sa më e fortë muzika, aq më e dëshpëruar përpjekja për ta heshtur të vërtetën e për ta larë ndërgjegjen.
Në Tetovë po tentohet të instalohet një kulturë patologjike EPSTEIN-iane e pandëshkueshmërisë.
Nën tingujt e koncerteve, “çerekkryetari” A.Q., i emëruar zëvendës me fermanin e gjysmëkryetarit Bilall Kasami, përpiqet të shfaqet si nikoqir i kujdesshëm, jo për të marrë përgjegjësi, por për të larë imazhin e vet.
Për këtë dezinfektim fatkeqsisht po keqpërdoren si “detergjent moral” edhe figura të shquara të artit shqiptar, si këngëtari Korab Shaqiri.
Por a e di Korabi se nikoqiri i tij është personi që, sipas denoncimeve publike, përdori sharje, shfryerje të turpshme dhe kërcënime ndaj një vajzë dyvjeçare, dhe se për këtë as ai, as Bilall Kasami, nuk kanë thënë ende asnjë fjalë të vetme?
E vërteta nuk zhduket. Ajo rikthehet akoma më e zëshme sa më shumë përpiqesh ta mbulosh me muzikë!” thonë nga BDI- Dega Tetovë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo