Man City e gjen te Barcelona pasardhësin ideal të Rodrit





Manchester City ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës, Marc Bernal, si objektivin kryesor për ta zëvendësuar në afatgjatë Rodrin.

Sipas raportimit të CaughtOffside, kampionët e Anglisë po e ndjekin nga afër 19-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të akademisë katalanase. Interesim për Bernalin kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Chelsea, duke e bërë konkurrencën edhe më të fortë.

Megjithatë, Barcelona nuk ka asnjë synim ta shesë mesfushorin. Klubi blaugran e konsideron atë pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen, ndërsa lojtari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Për më tepër, kontrata e Bernalit përfshin një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, çka e bën jashtëzakonisht të vështirë çdo përpjekje për ta larguar nga “Camp Nou”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo