Në Kërçovë do të ndërtohet spital i ri, investimi kap vlerën prej 22,5 milionë eurove

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanoski, dhe drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kërçovës, Maja Cvetanovska Trajkovska, së bashku me një delegacion të Bankës Botërore, vizituan Spitalin e Kërçovës dhe shqyrtuan konceptin për ndërtimin e një objekti të ri spitalor.

Investimi i planifikuar vlerësohet në rreth 1,38 miliardë denarë, përkatësisht 22,5 milionë euro.

“Për dekada me radhë, Kërçova është përballur me kushte të papërshtatshme spitalore. Ka ardhur koha që ky problem të marrë një zgjidhje të përhershme dhe funksionale. Qëllimi është që qytetarët të kenë kujdes shëndetësor të sigurt në qytetin e tyre, ndërsa profesionistët shëndetësorë të punojnë në kushte bashkëkohore”, deklaroi Andovski.

Kompleksi i ri do të disponojë hapësira moderne për diagnostikim, trajtim spitalor dhe kujdes urgjent, sisteme të gazrave mjekësorë dhe zgjidhje me efikasitet energjetik.

Spitali do të ofrojë shërbime për Komunën e Kërçovës, si dhe për banorët e vendbanimeve përreth, duke ulur nevojën që pacientët të udhëtojnë drejt Shkupit, Ohrit dhe Manastirit.

Spitali i ri synon t’i japë fund pasigurisë shumëvjeçare dhe të sigurojë një zgjidhje të qëndrueshme shëndetësore për Kërçovën dhe rrethinën.

Në Kërçovë do të ndërtohet spital i ri, investimi kap vlerën prej 22,5 milionë eurove

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo