Arbër Ademi: Polici që hoqi flamurin shqiptar po shpërblehet nga qeveria VMRO–VLEN, i punësohen edhe dy djemtë në MPB





Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj qeverisë VMRO–VLEN, duke pretenduar se polici i cili, sipas tij, e hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, është avancuar në detyrë dhe se edhe dy djemtë e tij janë punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas Ademit, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB, gjë që ai e cilëson si dëshmi të mënyrës se si qeveria shpërblen individë të caktuar, njofton TS.

“Polici që e hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, sot po shpërblehet nga qeveria VMRO–VLEN. Jo vetëm ai që u avancua, por edhe dy djemtë e tij qenkan punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Madje, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe mesazhi që ajo zgjedh të dërgojë”, ka deklaruar Ademi.

Përmes këtij reagimi, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së akuzon qeverinë për favorizime dhe dërgim të mesazheve të gabuara për qytetarët, duke e konsideruar rastin si shqetësues për mënyrën e funksionimit të institucioneve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo