Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!





Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Ivan Stoillkoviq, i cili i pari ngriti zërin për shkarravitjen e hyrjes të shoqatës kulturore “Sëprski Vez” në Kumanovë, nuk i erdhi mirë kur u pyet se përse nuk ka reaguar në të kaluarën kur në Kumanovë dhe rajone të tjera, ka pasur mbishkrime dhe brohoritje “vdekje për shqiptarët”. Stoillkoviq me arsyetimin se nuk dëshiron ta prishë atmosferën e ngjarjes, tha se për tema të tjera t’i drejtohemi në ministri.

“Reaguat për ngjarjen në Kumanovë…
Unë edhe njëherë do ju lus, lajmërohuni në ministri, lajmërohuni tek unë…
Në rregull por pse më herët nuk keni reaguar në incidente të tjera kur ka pasur thirrje “vdekje për shqiptarët”, edhe në salla sportive ka pasur thirrje.
Gjithnjë kam reaguar, paraqituni në ministri, paraqituni për intervistë, gjithnjë kur të doni.
Pse jo tani? Mos ta prishim një ngjarje të tillë me tema dytësore.
Do të thotë nuk doni të përgjigjeni!
Kur të vini tek unë, do ju jap intervistë, do të merrni përgjigje për gjithçka që ju intereson”, deklaroi Ivan Stoillkoviq në pyetjet që parashtroi gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu

Stoillkoviq, dy vjet ishte ministër për marrëdhënie mes bashkësive, por asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për ofendimet publike që u janë bërë shqiptarëve, sidomos në fusha sporti. Brohoritjet dhe fyerjet kundër shqiptarëve në ndeshje sportive por edhe grafitë me përmbajtje ofenduese nëpër murale kanë qenë të shpeshta. Por edhe përkundër zotimeve për ndërmarrjen e masave, askush nuk është dënuar për thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vdekje për shqiptarët”./Alsat

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo