Një rast grabitjeje është raportuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku viktimë ka mbetur një i mitur.
Sipas Policisë, një burrë dyshohet se i ka grabitur të miturit 10 euro, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e rastit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 10 eurot e grabitura, si dhe një veturë.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.