Drita rikthehet nga ‘vdekja’, kalon tutje në Ligën e Konferences





Kampionia e Kosovës, Drita ka kaluar në fazën e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Dritës e mposhti Florianan e Maltës, me rezultat të përgjithshëm prej 3-2, pas vazhdimeve.

Drita sonte ishte në disavantazh 0-1, pasi pësoi gol në minutën e 40-të.

Drita ishte buzë eliminimit deri në minutën e 88-të, kur gjeti golin e barazimit.

Jorgo Pëllumbi shënoi për 1-1, pas asistimit nga Raddy Ovouka.

Në vazhdime, Drita shënoi menjëherë për 2-1, me Arb Manaj që shënoi golin e epërsisë.

Me këtë fitore, Drita kalon në fazën e tretë te Ligës së Konferencës, ku do të luajë ndaj Tre Fiorit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo