Mohamed Salah nuk do të transferohet te Besiktasi.
Sulmuesi egjiptian e kishte dhënë miratimin për kalimin në klubin turk, madje kishte zhvilluar biseda pozitive me trajnerin dhe drejtorin sportiv, por marrëveshja përfundimtare nuk u arrit.
Presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, zbuloi se pengesa kryesore erdhi nga përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas tij, pasi në media u publikua lajmi se marrëveshja ishte pranë finalizimit, menaxheri i Salah i ndryshoi kushtet ekonomike dhe e kërkoi një komision prej 35%, si edhe kërkesa të tjera që lidhen me të drejtat e imazhit.
“Kemi negociuar vetëm me Ramy Abbas. Salah e kishte dhënë pëlqimin e tij dhe gjithçka po shkonte mirë, por pasi lajmi doli në media, kërkesat u rritën në mënyrë të papranueshme. Një komision prej 35% është i pamundur për t’u pranuar”, deklaroi Adali.
Për këtë arsye, ëndrra e trajnerit Vincenzo Italiano për ta pasur në dispozicion Mohamed Salahun është shuar.
Klubi turk nuk pranoi t’i plotësonte kushtet e reja financiare dhe negociatat u ndërprenë, duke bërë që transferimi të dështojë.