“Gazprom”-i raporton 1 miliard dollarë fitim neto në gjysmën e parë të vitit





Gjiganti rus i energjisë “Gazprom”-i raportoi një fitim neto prej 78.4 miliardë rubla (rreth 1 miliard dollarë) për gjysmën e parë të 2026, transmeton Anadolu.

Sipas raportit financiar të “Gazprom”-it, kompania raportoi një fitim neto në gjysmën e parë të vitit 2026, krahasuar me një humbje prej 10.76 miliardë rubla (137 milionë dollarë) në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 2.9 për qind nga viti në vit në periudhën janar-qershor.

Gjatë kësaj periudhe, fitimi bruto i “Gazprom”-it u rrit me 15 për qind ndërsa fitimi i tij para tatimit ishte konstant.

“Gazprom”-i, i cili ka humbur një pjesë të konsiderueshme të tregut evropian, renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo