Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në





Komisioni për Çështje Evropiane zhvilloi takim me Fernando Mariano Sampedro Markos,
sekretar shtetëror për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës.
Kryetari i Komisionit dhe nënkryetar i Kuvendit, Antonio Milloshoski, shprehu kënaqësinë që
Spanja po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje politikës së zgjerimit të Bashkimit
Evropian. Ai theksoi se vlerësohet veçanërisht mbështetja e vazhdueshme që Spanja i jep
perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe politikës së zgjerimit të
BE-së.
Në këtë kontekst, Milloshoski theksoi se duhet të shfrytëzohet momentumi aktual për
përparim në procesin e zgjerimit, paralelisht me Ukrainën dhe Moldavinë, përmes hapjes së
proceseve negociuese. Zgjerimi do të jetë situatë fituese për të gjitha palët në drejtim të një
Evrope të bashkuar, tha Milloshoski.

Ai shtoi se nga Spanja, si një vend anëtar me ndikim i Bashkimit Evropian, pritet mbështetje
në tejkalimin e kontestit dypalësh me Bullgarinë, përmes gjetjes së një zgjidhjeje me
përfitim të ndërsjellë për të dyja palët.
Sekretari shtetëror spanjoll konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të vendit tonë
në familjen e madhe evropiane, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në merita,
përmbushjen e kritereve dhe respektimin e vlerave evropiane.
Të pranishmit u pajtuan se takimi përfaqëson edhe dëshmi tjetër të marrëdhënieve të
shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe të përcaktimit të përbashkët për thellimin
e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe dialogut, me
vizita të ndërsjella intensive dhe aktivitete të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo