Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit të plotë. Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar.
Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situatës. Institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët.
Siç u bë e ditur sot, uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike. Ndërkohë, ekspertët dhe ekipet kompetente po punojnë intensivisht për sigurimin e ujit të pijshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Komuna e Gostivarit do të vazhdojë t’i informojë qytetarët në mënyrë të rregullt dhe transparente për të gjitha zhvillimet e mëtejshme dhe rekomandimet e institucioneve kompetente.