Mexhiti: Çairi nderon figurën e Avni Mulës duke përuruar rrugën me emrin e tij





Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, duke i dhënë një prej hapësirave publike emrin e njërit prej personaliteteve më të mëdha të muzikës dhe kulturës shqiptare. Ceremonia u zhvillua në praninë e Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe të sopranos me famë botërore Inva Mula, bijës së artistit të madh Avni Mula.

Përurimi u realizua në ditët kur në Çair po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia”, duke i dhënë këtij akti një simbolikë të veçantë dhe duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me promovimin e artit bashkëkohor.

“Emri i Avni Mulës nuk është vetëm një emërtim rruge, por një shenjë mirënjohjeje për një artist që i dha identitet dhe prestigj kulturës shqiptare. Në ditët kur Çairi është qendër e artit dhe kulturës përmes Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës ‘Çarshia’, ky përurim merr një simbolikë edhe më të veçantë. Ishte nder i madh që këtë moment ta ndajmë me sopranon me famë botërore, Inva Mula, e cila vazhdon me dinjitet ta promovojë kulturën shqiptare në skenat më prestigjioze të botës,” deklaroi Mexhiti.

Në kuadër të ceremonisë, Kryetari Mexhiti i ndau edhe një pllakë mirënjohjeje sopranos Inva Mula, në shenjë respekti për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për vazhdimin e trashëgimisë artistike të familjes Mula.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo