Stuhia e fortë paralizon Aeroportin në Dubrovnik, avionët ridrejtohen në vendet fqinje





Stuhia e fortë shkaktoi çrregullime të rënda në trafikun ajror në aeroportin “Ruđer Bošković” pranë Dubrovnikut, për shkak të së cilës një numër i madh avionësh nuk arritën të ulen dhe u ridrejtuar drejt aeroporteve në vendet fqinje.

Deri në orën 10 arritën të ulen me sukses vetëm tre avionë – nga Oslo, Helsinki dhe Brukseli, ndërsa fluturimet e tjera, pas përpjekjeve të dështuara për ulje, u ridrejtuar ose u anuluan.

Arsyeja e çrregullimeve është stuhia e fortë me goditje intensive të erës, të cilat nuk u lejojnë pilotëve të ulin avionët në mënyrë të sigurt.

“Është e vërtetë, era që nga mëngjesi na po na shkakton probleme të mëdha. Për shkak të goditjeve të forta të stuhisë, avionët thjesht nuk mund të ulen. Shumica përpiqen, por kur kjo nuk ia del, ridrejtohen drejt aeroporteve në Itali, Mal të Zi, Serbi dhe vende të tjera”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit, Marina Ruso.

Sipas parashikimeve të motit, pritet që era të dobësohet gjatë ditës, pas së cilës autoritetet shpresojnë që trafiku ajror të normalizohet në orët e pasdites.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo