Voziste me 211 km/h, arrestohet shoferi

Voziste me 211 km/h, arrestohet shoferi

Sot (23.07.2026), në orën 16:21, në autostradën Shkup–Tetovë, te nyja e Kondovës, nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit të MPB-së e privuan nga liria një shofer fillestar, i cili drejtonte një automjet udhëtarësh “Folksvagen Arteon” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 211 km/h, që është më shumë se dyfishi i shpejtësisë maksimale të lejuar për një shofer fillestar në autostradë.
Gjatë kontrollit rrugor, të realizuar me radar, është konstatuar se I.A. (18), si shofer fillestar, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi përtej të lejueshmes me ligj prej 100 km/h.
Për shkak të kryerjes së veprës penale, automjeti është sekuestruar, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo