Norvegjia përgatit ankesë në FIFA, dyshon për ndikim politik të Trumpit në një vendim të Botërorit





Federata Norvegjeze e Futbollit ka bërë të ditur se po përgatit një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s, pas dyshimeve se presidenti amerikan Donald Trump ka ndikuar në një vendim disiplinor gjatë Kupës së Botës 2026.

Polemikat lidhen me rastin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Bosnjë e Hercegovinës, u lejua të luante në fazën pasuese të turneut pasi FIFA pezulloi zbatimin e dënimit.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit, ndërsa Federata Norvegjeze vlerëson se procesi nuk është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe se mund të ketë pasur ndikim nga faktorë politikë.

Presidentja e federatës, Lise Klaveness, ka deklaruar se ndërhyrjet e mundshme të liderëve politikë në vendimmarrjen e FIFA-s përbëjnë një precedent të rrezikshëm dhe mund të cenojnë integritetin e futbollit.

Çështja pritet të shqyrtohet fillimisht nga organet drejtuese të Federatës Norvegjeze, përpara se ankesa t’i dorëzohet zyrtarisht FIFA-s

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo