Ekipet e Komunës së Çairit pa ndërprerje në terren pas stuhisë





Që nga mbrëmja e djeshme, gjatë gjithë natës dhe edhe sot, ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë punën në terren për sanimin e pasojave të shkaktuara nga stuhia dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.

Punëtorët sezonalë, dy ekipe për prerjen dhe krasitjen e drunjve, kompania e kontraktuar nga Komuna dhe katër kamionë janë të angazhuar në vazhdimësi për pastrimin e rrugëve dytësore dhe hapësirave publike, si dhe për largimin e degëve, drunjve të rrëzuar dhe mbetjeve të tjera.

Aktivitetet po realizohen në koordinim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe NP “Higjiena Komunale”. Ekipet do të vazhdojnë punën deri në përfundimin e ndërhyrjeve të nevojshme dhe normalizimin e plotë të gjendjes.

Ekipet e Komunës së Çairit pa ndërprerje në terren pas stuhisë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo