Saranda Imeri Stafai: Për skandalin me ujin në Gostivar dikush duhet të mbajë përgjegjësi





Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Gostivar, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe morale për rastin.

Sipas saj, skandali me ujin e pijshëm ka tejkaluar kufijtë e vendit dhe tashmë po raportohet edhe nga mediat gjermane.

“Përgjegjësia politike nuk mund të shmanget. Si kryetar i komunës, Valbon Limani mban përgjegjësinë më të lartë për atë që ndodhi me sistemin e ujësjellësit. Qytetarët presin përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, jo heshtje”, ka shkruar Imeri Stafai.

Ajo shton se, nëse nuk ka përgjegjësi politike, minimumi që pritet është një akt i përgjegjshëm moral – dorëheqja.

“Dhimbja e mijëra qytetarëve, frika e prindërve dhe lotët e fëmijëve nuk fshihen me deklarata. Për këtë skandal dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, ka theksuar deputetja e VLEN-it.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo