”Koka më mbeti jashtë avionit” – rrëfimi i parë i serbit që i mbijetoi tmerrit në fluturimin e “Ryanair”

Pothuajse dy javë pas incidentit dramatik në fluturimin e “Ryanair” nga Selaniku për në Memmingen të Gjermanisë, për herë të parë ka folur publikisht 61-vjeçari serb, Ljubiša Karović. Ai për pak sa nuk humbi jetën pasi dritarja pranë ulëses së tij u thye, ndërsa dekompresioni e tëhoqi me gjysmën e trupit jashtë avionit.

​Incidenti ndodhi më 10 korrik në fluturimin FR1879. Sipas dëshmive, pak minuta pas ngritjes u dëgjua një goditje e fortë, pasi një pjesë e motorit u shkëput dhe goditi dritaren pranë së cilës po qëndronte i uluar Karović.

​Goditja e theu dritaren, dhe për shkak të dekompresionit të menjëhershëm, pasagjeri u tërhoq drejt hapësirës së krijuar, me ç’rast koka dhe supave i mbetën jashtë avionit në një lartësi prej rreth 20.000 këmbësh (rreth 6.000 metrash). Bashkëshortja e tij dhe pasagjerët e tjerë arritën ta mbanin dhe ta tërhiqnin mbrapsht brenda në kabinë.

​Në një intervistë për gazeten gjermane “Bild”, Karović tregon se në momentin e aksidentit po flinte.

​”Më zuri gjumi. Pas pak kohësh më zgjoi një zhurmë shumë e madhe që kõsonte si shpërthim bombe. Isha koshient vetëm për një moment dhe nuk mund të kujtoj pjesën tjetër. Kur erdha në vete, kisha gjak kudo, më pikonte gjak nga fytyra dhe duart. Sapo mbyll sytë, më vijnë pamje nga ajo që përjetova në ato minuta. Është një makth që nuk mund ta shpjegoj me fjalë”, tha ai.

​Nga aksidenti ai pësoi djegie në krahun e djathtë dhe në shpinë, ndërsa ana e djathtë e trupit i mbeti përkohësisht e paralizuar. Po ashtu, iu dëmtuan pjesërisht veshi i djathtë dhe syri i djathtë.

​Karović thotë se pasojat nuk janë vetëm fizike, por edhe psikologjike.

​”Tani çdo gjë më shqetëson. Më pengon rrëmuja dhe zhurma, nuk mund të eci në rrugë. Psikisht kam prek dyshemenë. Kjo ka ndikim si në punën time, ashtu edhe në familjen time. Është një çrregullim i plotë në jetën time. Nuk kam aspak përqendrim. Vëmendja ime nuk mund të fokusohet kudo. Thjesht nuk funksionoj siç duhet”, tha ai.

​Ai shton se nuk mund të mendojë më as të udhëtojë me aeroplan.

​”As që më shkon mendja të hipi në një fluturim tjetër. Sa herë që dëgjoj një aeroplan, trazohem dhe më kapin ethet. Nuk ndihem aspak mirë”, deklaroi Karović.

​Për momentin nuk dihet nëse ai do të mund të rikuperohet plotësisht, e as nëse do të jetë e nevojshme ndonjë ndërhyrje tjetër kirurgjikale apo rehabilitim afatgjatë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo