Bie numri i të infektuarve të rinj në Gostivar: dje u regjistruan 293 raste të reja, të premten ndihmë kërkuan 649 persona

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (20.07.2026) vazhdon trendi i uljes së numrit të pacientëve të rinj që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për herë të parë për shkak të simptomave të gastroenteritit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë regjistruar:

111 vizita të reja në repartin infektiv,

65 vizita të reja në repartin pediatrik,

7 vizita në Qendrën e Urgjencës,

që së bashku përbëjnë 183 vizita.

Në Shtëpinë e Shëndetit Gostivar janë evidentuar 110 vizita, si dhe 25 thirrje drejt Ndihmës së Shpejtë.

Ministri i shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi:

“Gjatë ditës së djeshme, numri i përgjithshëm i pacientëve të vizituar në spital është ulur për 38%. Krahasuar me 19.07.2026, kur në Spitalin e Gostivarit u regjistruan 289 vizita, dje u evidentuan 183 vizita. Njëkohësisht, numri i vizitave në Shtëpinë e Shëndetit vazhdon të bjerë në mënyrë të qëndrueshme — nga 315 pacientë më 18 korrik, në 275 më 19 korrik dhe 110 më 20 korrik.”

Epidemia në Gostivar u shpall të shtunën, më 19 korrik, pasi mbi 1.200 banorë raportuan simptoma dhe kërkuan ndihmë për probleme gastrointestinale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo