Jançev: Kanalizimi i Gostivarit e pagoi çmimin e 30 viteve partizim

Jançev: Kanalizimi i Gostivarit e pagoi çmimin e 30 viteve partizim

Deputeti i Levices, Sashko Jançev, në konferencën e sotme për media, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me katastrofën e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar, vlerësoi se një rast i tillë është i papranueshëm në shekullin XXI.

“Sistemet funksionale të kanalizimit dhe ujësjellësit nuk janë fenomen historik i ri. Ekzistojnë prej dy mijë e pesëqind vitesh, dhe që në vitin 2026 të na ndodhë një situatë e tillë me këto përmasa është e paimagjinueshme. Si shoqëri nuk guxojmë ta lejojmë as në ëndërr”, theksoi Jançev.

Ai shtoi se, përveç mangësive në menaxhimin e sistemit të furnizimit me ujë, ka dështuar rëndë edhe sistemi shëndetësor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo