MPB jep detaje për arrestimet e sotme në Gostivar, ja çfarë thonë





Zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, kanë privuar nga liria tre persona lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit.
Të arrestuar janë:
A.A. nga fshati Zdunjë, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së NP “Komunalec” – Gostivar;
V.D. nga fshati Forinë, shef i sektorit “Ujësjellës dhe Kanalizime”;
L.N. nga fshati Vrutok, drejtor teknik i NP “Komunalec” – Gostivar.
Institucionet kompetente po vazhdojnë të ndërmarrin veprime për grumbullimin e provave në kuadër të procedurës paraprake hetimore, ndërsa priten më shumë detaje gjatë ditës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo