Donald Trump publikon foton e parë të djalit të porsalindur të J.D. Vance, presidenti prezanton foshnjën para prindërve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, janë bërë prindër për herë të katërt.

Çifti mirëpriti gjatë fundjavës një djalë, të cilin e kanë pagëzuar Alec Neal.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se fotografia e parë e të porsalindurit nuk u publikua nga prindërit, por nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Trump ndau imazhin në platformën e tij Truth Social, ku e prezantoi foshnjën para publikut dhe e përshkroi si “një djalë të vogël perfekt”.

Në fotografi, Alec Neal shihet në repartin e maternitetit në Spitalin Ushtarak Walter Reed, i rrethuar nga dy prej vëllezërve dhe motrave të tij më të mëdhenj. Në foto nuk shfaqen J.D. Vance dhe Usha Vance, çka shkaktoi reagime në rrjetet sociale, pasi presidenti ishte personi i parë që publikoi imazhin e të porsalindurit.

Pak më vonë u konfirmua se Usha Vance solli në jetë djalin të dielën në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Maryland, ndërsa lajmin për lindjen e bëri të ditur vetë zëvendëspresidenti amerikan.

Me ardhjen në jetë të Alec Neal, familja Vance numëron tashmë katër fëmijë. Çifti, i martuar që nga viti 2014, është gjithashtu prind i Ewan, 9 vjeç, Vivek, 6 vjeç, dhe Mirabelle, 4 vjeç.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo