Një 32-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë grabitje në një kazino nën kërcënimin e thikës.
Sipas MPB-së, më 15 korrik rreth orës 11:05, K.V. tentoi të grabiste kazinonë, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet edhe niveli prej 2.49 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal. /Tetovasot/