Policia e Tetovës ka arrestuar një person nga rajoni i Tetovës nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas MPB-së, më 15 korrik rreth orës 23:00, B.R. u privua nga liria pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e saj.
Pas zbardhjes së rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës. /Tetovasot/