Ish-drejtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë së Veriut në gjuhën shqipe, Nazif Bushi, ka reaguar publikisht duke dënuar ashpër çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj gazetarit Rami Mislimi.
Në reagimin e tij, Bushi thekson se sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
“Dënojmë me forcë çdo akt dhune, kërcënimi apo presioni ndaj gazetarit Rami Mislimi. Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, ka shkruar Bushi.
Ai thekson se në një shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë ta ushtrojnë profesionin e tyre pa frikë, intimidim apo rrezik për sigurinë e tyre, duke nënvizuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet për të heshtur fjalën e lirë.
Në të njëjtën kohë, Bushi u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe urgjencë, të identifikojnë autorët dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë.
Në fund të reagimit, ai ka shprehur solidaritet të plotë me gazetarin Rami Mislimi dhe me të gjithë gazetarët që përballen me kërcënime apo presione gjatë ushtrimit të profesionit, duke theksuar se liria e medias është një vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë.
POSTIMI I PLOTË:
Reagim kundër dhunës ndaj gazetarit Rami Mislimi
Dënojmë me forcë çdo akt dhune, kërcënimi apo presioni ndaj gazetarit Rami Mislimi. Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Në një shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre pa frikë, pa intimidim dhe pa rrezikuar sigurinë e tyre. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet për të heshtur fjalën e lirë apo për të penguar punën e medias.
U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe urgjencë, të identifikojnë autorët dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë. Mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i një mjedisi të sigurt për punën e tyre janë detyrime themelore të çdo shteti demokratik.
Shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Rami Mislimi dhe me të gjithë gazetarët që përballen me dhunë, kërcënime apo presione gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Liria e medias është një vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë.