Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetime për të përcaktuar nëse neglizhenca ishte shkaku i zjarrit vdekjeprurës që shpërtheu të dielën vonë në një lokal nate në Bangkok.
Përdorimi i materialeve të ndezshme si dekorim mund të ketë lehtësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, i cili filloi pranë skenës, thotë policia, shkruan BBC.
Kjo “tregon mungesë kujdesi dhe shpërfillje për sigurinë e klientëve”, tha të hënën Gjenerali i Policisë Kittiratt Phanphet.
Të mbijetuarit kanë deklaruar se disa nga dyert e lokalit ishin të mbyllura, ndërsa mungonin shenjat që tregonin daljet emergjente, duke e bërë të pamundur evakuimin e shpejtë të klientëve.
Zjarri dyshohet se ka nisur pranë skenës së lokalit.
Bilanci tragjik ka arritur në të paktën 30 viktima, ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ekipet e emergjencës gjetën shumë prej viktimave në tualetet në fund të lokalit, ku ekspertët besojnë se ata u përpoqën të strehoheshin ose të gjenin një rrugëdalje, por mbetën të bllokuar nga flakët dhe tymi.
Autoritetet tajlandeze po hetojnë nëse neglizhenca ishte ajo që çoi në zjarrin vdekjeprurës në një bar në Bangkok të dielën vonë, pasi të mbijetuarit raportuan se dyert ishin të mbyllura dhe mungesa e sinjalistikës që përcaktonte daljet e emergjencës.