Një automjet është dëmtuar nga një plumb qorr në afërsi të fshatit Poroj.
SPB Tetovë njofton se më 12 korrik, rreth orës 17:35, 63-vjeçari E.N. nga Tetova raportoi se automjeti i tij “Fiat Punto”, i parkuar pranë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë, ishte goditur nga një projektil i paorientuar.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rastit.Tetovasot