Gjashtë persona janë privuar nga liria, gjithsej nëntë kallëzime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit
Më 12.07.2026, ora 02:45, në një fshat të rajonit të Kavadarit, nëpunës policorë nga NjPB Kavadar e privuan nga liria M.K. (37) nga Kavadari, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj 57-vjeçare dhe e kishte kërcënuar. Pas masave të ndërmarra u konstatua se M.K. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,02 promilë alkool në gjak. Ajo u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 11.07.2026, ora 09:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria Q.B. (71) nga Kumanova, pasi fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 50-vjeçare. Ai u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 11.07.2026, ora 17:35, në Njësinë Policore Rankocë u raportua se D.T., nga një fshat i komunës së Rankocës, fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.07.2026, ora 21:27, në NjPB Dibër u privua nga liria F.A. (58) nga Dibra, i cili më parë, në shtëpinë familjare, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 12.07.2026, ora 01:45, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria M.S. (30) nga Shtipi, pas një kallëzimi paraprak se fizikisht e kishte sulmuar partneren e tij 24-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 12.07.2026, ora 00:05, në Pehçevë, nëpunës policorë nga NjPB Berovë e privuan nga liria I.K. (50) nga Pehçeva, pas një kallëzimi paraprak se fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 46-vjeçare dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 11.07.2026, ora 14:40, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.G. (42) nga Shkupi, pas një kallëzimi paraprak se e kishte kërcënuar xhaxhain e tij 63-vjeçar dhe familjen tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 11.07.2026, ora 09:30, në SPB Shkup, një burrë 40-vjeçar raportoi se në shtëpinë e tyre, në komunën e Aerodromit, bashkëshortja e tij N. Gj. (42) kishte hedhur ndaj tij një send të mprehtë, duke i shkaktuar një prerje në dorë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.07.2026, rreth orës 10:30, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare raportoi se në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, teksa lëviznin me automjet, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.R. nga Kosova. Gjithashtu, edhe A.R. raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij N.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.