Bekim Qoku
Një vic për të dielën. I vjetër, por aktual.
LGB-ja, LDSH-ja dhe BDI-ja u mblodhën për të treguar sekretet e suksesit.
LGB-ja merr fjalën:
-E shihni atë ndërtesën pesëkatëshe? Projekti ishte për tetë kate. Tre kate… i futëm në xhep.
LDSH-ja buzëqesh:
-E shihni atë autostradën? Në letër është 68 kilometra. Në terren janë 58. Dhjetë kilometra… nëpër xhepat tanë.
BDI-ja qesh me zë:
-Këto janë punë amatorësh. E shihni kanalizimin në Zajaz? Në projekt ishte 27 kilometra. Në terren… zero. Të 27 kilometrat i kemi futur në xhep.
Të dy të tjerët mbetën pa fjalë.
BDI-ja shtoi:
-Prisni, ka edhe më… ka edhe shumë, por kam frik se do kujtoni se po bëj shaka nëse i tregoj të gjitha.