Përfundimi i takimit me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam për bisedime si mundësi për shmangien e zgjedhjeve





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dalë i vetëm para mediave ani pse në bisedimet me Albin Kurtin shkoi përkrah Vjosa Osmanit.

Në këtë konferencë për media, Abdixhiku ka thënë se janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet si mundësi e vetme për shmangien e zgjedhjeve të katërta me radhë brenda më pak se një vit e gjysmë.

Ai ka thënë se në këtë takim me Kurtin kanë diskutuar për parimet në për stabilitet institucional.

“Ishte takimi i parë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, folëm për shmangjen e zgjedhjeve të ardhshme, të katërtave me radhë për më pak se një vit e gjysmë. U pajtuam që të vazhdojmë tutje me komunikim si mundësi e vetme e shmangies së zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

“Ne diskutuam për parimet rreth së cilave duhet të dakordohemi. LDK-ja jo vetëm që kërkon stabilitet institucional, por kërkon balancë demokratike për t’i ofruar vendit institucione të qëndrueshme”, ka thënë ai.

“Po bëj përpjekje t’i definojmë parimet, në një takim të vetëm ishte e pamjaftueshme t’i trajtojmë të gjitha çështjet”, ka theksuar veç të tjerash ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo