Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur dje në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë.
Policia shton se viktimat janë ther me thikë nga dy persona të tjerë, të cilët pas rastit janë larguar nga vendngjarja.
‘’VRASJE NË TENTATIVË
Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, thuhet në raport.