Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre





Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur një sëpatë gjatë përplasjes, duke goditur personin tjetër me të cilin kishte pasur një konflikt verbal një natë më parë.

Konflikti mes tyre ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke përfunduar në përleshje fizike dhe plagosjen e njërit prej tyre. I dëmtuari është transportuar në spital, ku sipas mjekëve ka marrë plagë në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo