Diaspora drejt Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare





  

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë mëngjes pritjet në shumicën e pikave kufitare janë minimale.

Sipas përditësimit të orës 07:26, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje.

E vetmja pikë ku është shënuar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet presin nga 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3-5 minuta.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo