Katër persona të plagosur me armë zjarri në Podujevë, janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Ndërsa gjendja e tyre është e rëndë por stabile.
“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet e nevojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile ”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla.