Tre persona kanë marrë ndihmë mjekësore pasi një kat i sipërm i një ndërtese banimi u përfshi nga flakët në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, ka thënë Policia për Reporteri.net.


