Të bëhet dezinfektimi i disa partive politike dhe i disa politikanëve nga Komunizmi dhe njëmendësia





Ejup Berisha

Zbatimi i mëtejmë i
diktatit është komunizëm, njëmemdësia është komunizëm.
Qeverisja me arrogancë është idiotizëm dhe komunizëm
Imponimi i vullnetit ndaj qytetarëve me dhune është komunizëm dhe sulm ndaj demokracisë. Vjedhja e votës së qytetarë dhe manipulimet me vullnetin zgjedhor të qytetarëve është primitivizëm, hajdutëri, vepër penale të cilat bëhen vetëmse në sisteme jo demokratike.
Mostransparenca është komunizëm. Mbyllja e institucioneve në sistemet demokratike dhe moslejimi i çasjeve te to për qytetarët është poashtu veprim i palejueshëm i praktikuar në komunizëm Ateher pse vazhdojnë të bëhen të njejtat gjëra edhe sot në kohë demokracie. A janë me të vërtetë politikanët e sotëm demokrat me bindje, me orientim dhe me çëndrime? Sot shumica e Partive politike formalishtë janë Demokratike dhe disa politikan për vete thonë se janë demokrat por edhe këta fatkeqsishtë të gjithë nuk janë realishtë të tillë.Pra në realitet veprimet e tyre këta nuk i kanë demokratike por i kanë autokratike. Pra meqë fatkeqsishtë në realitet vazhdon të egziston edhe kjo gjendje atëher duhet të bëhet diçka më ndryshe apo të ndryshohen shprehitë, praktikat dhe shabllonet që ishin prezente në Komunizëm. Duhet bërë
përpjekje për dezinfektimin e disa partive politike dhe disa politikanëve nga Komunizmi dhe njëmendësia.
Pasiqë çdo shtyrje e mëtejme e bërjes së këtyre gjërave është e dëmshme dhe me asgje e justifikueshme. Fshati i ri me mentalitet të vjetër nuk i ngjanë fshatit të ri.
Prandaj ejani ta bëjmë dezinfektimin e disa partive politike dhe të disa politikanëve nga Komunizmi dhe njëmendësia. Lus për mirkuptim kjo vlenë vetëmse për ato subjekte politike dhe individ që merren me politike dhe të cilët i posedojnë elementet vyrtytet dhe sjelljet që u përmendën më sipër në këtë shkrim.Për të tjerët autori i shkrimit nuk ka kurrfar konsiderate dhe keqardhje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo