Pas ndeshjes së Argjentinës kundër Austrisë, edhe Julian Alvarez foli për të ardhmen e tij, duke bërë një deklaratë të bujshme për tregun e transferimeve.
“Fola me drejtuesit e Atlético Madrid dhe mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Dua ta bëj ëndrrën time realitet“, tha sulmuesi argjentinas.
Vlen të kujtojmë se si Real Madrid, ashtu edhe Barcelona, kanë qenë shumë të interesuara për sulmuesin argjentinas për muaj të tërë.
Madje ka patur edhe një takim mes presidentëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid, të shoqëruar me një ofertë 150 milionë euro.
Kjo deklaratë e Alvarez i vë “kapakun” çdo shansi që ai të qëndrojë te Atletico, pasi e ardhmja e tij tashmë do të jetë në një klub tjetër.