Ligji i harmonizuar me shqipen, por Minçev i publikon vetëm në maqedonisht (Dokument)

Edhe përskaj hapjes së procedurës kundërvajtje nga Inspektorati i Gjuhëve pas denoncimit të Televizionit Alsat se nuk e respekton gjuhën shqipe, ministri i Administratës, Goran Minçev vazhdon me avazin e vjetër. Nëse kolegu i tij nga ZNAM, Igor Fillkov nuk e toleron provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe nën arsyetimin se ligji nuk është i harmonizuar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Minçev nuk e respekton Ligjin që rregullon procedurat e inspektimit i cili është i harmonizuar

Gazeta Zyrtare, 2 shkurt 2026
Gazeta Zyrtare, 2 shkurt 2026
Gazeta Zyrtare, 2 shkurt 2026

Nëse hapim numrin 20 të Gazetës Zyrtare që është publikuar më 2 shkurt të këtij viti, mund të shohim se me firmën e ministrit Minçev, të gjitha aktet nënligjore, që përfshijnë rregullore, procesverbale apo formularë, janë publikuar vetëm në maqedonisht. Kjo është në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese, i cili qartë obligon ministrin të zbatojë shqipen.

Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese 2026
Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese 2026
Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese 2026
Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese 2026

Megjithatë Minçev arsyetohet se në përditshmëri përdoret edhe Ligji për Gjuhët, ndërsa mospublikimin e arsyeton me nenin që i referohet komunikimit zyrtar të institucioneve.

“Në komunikimin e tyre zyrtar e përdorin gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, por edhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj, nëse së paku një prej funksionarëve të zgjedhur ose emëruar flet gjuhë zyrtare të ndryshme nga maqedonishtja”, thonë nga Kabineti i Minçevit.

Por arsyetimi i Minçevit nuk mban, pasi publikimi i ligjeve apo akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare rregullohet me nenin 17 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili obligon të botohen edhe në shqip.

Ligji i Gjuhëve, neni 3
Ligji i Gjuhëve, neni 17

Veç kësaj, ekziston edhe praktika. Po të njëjtat akte nënligjore që sot Minçev i publikon vetëm në maqedonisht, paraprakisht janë publikuar në dy gjuhë.

Dëshmi për këtë, është numri 153 i Gazetës Zyrtare i publikuar më 19 korrik 2023. Mund të shohim se ministri i atëhershëm Azir Aliu të gjitha dokumentet i ka publikuar në dy gjuhë.

Gazeta Zyrtare 2023
Gazeta Zyrtare 2023
Gazeta Zyrtare 2023
Gazeta Zyrtare 2023

Çrrënjosja e shqipes nga procedurat inspektuese, siç mëson Alsat i ka obliguar disa prej inspektorëve t’i përkthejnë vetë formularët, me qëllim që të bëjnë inspektimin edhe në shqip. Megjithatë, kjo krijon vështirësi dhe kërkon kompetencë gjuhësore, të cilën nuk e kanë të gjitha inspektoratet. Plotësisht mund të hapë dhe kontest për vlefshmërinë e vetë dokumentit të përkthyer, derisa nuk është publikuar në shqip në Gazetën Zyrtare. Mospërdorimi i shqipes në Gazetën Zyrtare, e zbehë fuqinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në vend të nivelit zyrtar, e zbret në nivelin e gjuhës së përkthyer. Një formulim që shpesh mund ta hasim në fjalorin e funksionarëve të pushtetit.

“Gjuha shqipe nuk është zyrtare në vendin tonë, për arsye se është gjuhë e përkthyer shpeshherë, është gjuhë e 20%, ne jemi bërë numër demografik, nuk jemi faktor politik”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në prill të vitit 2026.

(Inserte 11.12.2024 – Kronika Suad) Për shqipen edhe Minçev ka pikëpamjen e tij. Mund të përdoret, por vetëm me kërkesën.

“Kumtesat do t’i dërgojmë në gjuhën maqedonase, ai që do të kërkojë për nevojat e tyre do të përkthehen edhe në gjuhën shqipe”, ka deklaruar ministri Goran Minçev në dhjetor të vitit 2024.

E sa ka qenë nevoja, mund të shihet në ueb-faqen e ministrisë që udhëheqë Minçev. Gjatë muajit maj janë publikuar 9 komunikata në maqedonisht, 2 në anglisht dhe vetëm 1 në shqip. /Alsat

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo