Autokratet dhe demokratizimi i shoqërisë

Domosdoshmërishtë po merremi më autokratë dhe autokracinë , saqë kemi harruar procedurat demokratike .Po shohim nese “tanët” do të vijnë në pushtet kunder “ të tjerëve”megjithëse e dimë se edhe ata janë mund jenë të korruptuar , por mendojmë që të paktën të jenë të zhytur më pak…

Skënder MULLIQI

Po jetojmë në filim shekullin 21.Dhe shtrohet pyetja, a ka lëvizje ,dhe subjekteve politike që do të largoheshin nga sfera e regjimeve autokratike , që do të ishin të afta dhe të gatshme ta bënin këtë?A ka subjekte që do ta democratizojnë shoqërinë.Është e qartë së ato ekzistojnë .Kur mbani levat e pushtetit , kjo do të thotë se e keni uzurpuar institucionet , sundoni në mënyrë autokratike në interes të vetes dhe të grupit tuaj politik apo jashtë politikës.Kjo e përjashton një numer të madh të atyre që do të donin të ishin vetë në atë pozicion , të merrnin të paktën një copë torte.Kjo është e ashtuqujtura konkurrencë e eliateve politike dhe ekonomike.Nese zgjasin , ato demonstrojnë aftësinë për të mbijetuar politikisht ose për tu përballur më rrethana të caktuara gjeopolitike.Domosdoshmërishtë po merremi më autokratë dhe autokracinë , saqë kemi harruar procedurat demokratike .Po shohim nese “tanët” do të vijnë në pushtet kunder “ të tjerëve”megjithëse e dimë se edhe ata janë të korruptuar , por mendojmë që të paktën të jenë të zhytur më pak.Ne dimë të gjithë se shumica e njerëzve të këtij nënqielli, duan të jetojnë në shoqëritë demokratike në të cilat sigurohet ndarja e pushteteve dhe në të cilat uzurpatorët nuk kontrollojnë sistemet, ku ka zgjedhje të lira dhe të ndërshme .Një regjim që vepron brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese, që nuk futet thellë në korrupcion dhe në krim të organizuar etj.Mendoj se numri më i madh i njerëzve do të pajtoheshin me atë program minimal
, sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se janë viktima të kleptokratëve të sotëm.Pikat më të forta të qëndrueshmërisë të demokracisë dhe lirisë janë, barazia sociale , të mirat e pëbashkëta, liritë elementare njerëzore, jo diskriminimi mbi bazat nacionale dhe fetare etj.Për të gjitha këto që i tjashë vështirë njeriu të bëhët shumë optimist.Konteksti në të cilin
veprojmë sot na shtyn drejtë një shteti relativisht demokratik, ku ligjet respektohet dhe ku do të mbizotëronte vetëdija për pabarazinë e thellë sociale, dhe ku do të futeshin politika progresive , dhe më shumë do të investohej në arsim, kulturë dhe shëndetësi.Kur mbizotëron pesimizmi, shohim vetëm shkatërrime të mëtejshme, konflikte, si dhe dhunë që thjesht shpërthen
për shkak të kriminalizimit të përgjithshëm. Megjithatë, duhet të jemi optimist së do të kemi një klimë politike më demokratike, së do të hapën përspektiva të mira për të jetuar në Kosovë, e jo për tu larguar siq po ndodhë nga Kosova.Demokratizimi hap shtigje të reja për mirëqenje dhe zhvillim, për vende të reja të punës, për gjendje sociale më të mirë , kur dihet se në çfare gjendje janë pensionistët tanë dhe kategoritë tjera sociale.Mjaftë gjatë përjetuam qmenduri politike . Mjaftë gjatë po përballemi më njerëz të logjikës autokratike të luftës apsolute për pushtet dhe të mira materjale .Nuk është luftuar historikisht dhe në luftën e fundit çlirimitare që të kemi një gjendje të tillë, jo të mirë.Kosovës i nevoitet qetësia, zhvillimi , prosperiteti, barazia e gjithëmbarshme, inkuadrimi sa më i shpejt në këtë krizë gobale më luftëra , në strukturat e BE+së dhe në NATO.Përpektiva e shqiptarëve është së bashku me aleatet tanë perëndimor të cilët bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.Çdo drejtim tjetër nese dikush e ka ne mendje, do të ishte vëtvrasës për të ardhmën e dy shteteve tona , dhe për të ardhmën e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo