Tuchel i frustruar nga fotografët që i bllokuan pamjen gjatë himnit: Ma prishi përjetimin





Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke kritikuar pozicionimin e fotografëve para fillimit të takimit.

Trajneri gjerman tha se nuk arriti ta shijonte momentin e intonimit të himnit kombëtar, pasi pamja e tij ishte bllokuar nga dhjetëra fotografë të vendosur pranë vijës së fushës.

“Po i kërkoj FIFA-s të ndryshojë pozicionimin e fotografëve, sepse nuk munda ta shihja ekipin tim gjatë himnit kombëtar dhe mezi e prisja atë moment”.

“Ishte një moment shumë, shumë i veçantë, ndërsa unë po qëndroja përballë pesëdhjetë fotografëve. Kjo ma prishi disi përjetimin sot”, deklaroi Tuchel.

Trajneri 52-vjeçar po e përjeton për herë të parë një Kupë Bote në rolin e përzgjedhësit.

Ai mori drejtimin e Anglisë në janar të vitit 2025. /Telegrafi/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo