Qenan Aliu: Ja pse qeveria duhet të tërheqë propozim-Ligjin për kohë të caktuar!





Qenan Aliu

KUVENDI nuk e harmonizoi Ligjin prë evidencën amë me normat ndërkombëtare më shumë se tre dekada, madje çuditërisht më shumë se dy dekada nuk solli ligj për përfaqësim adekuat dhe të drejtë. Aq më tepër kur është e njohur se të dyja këto janë nga VLERAT THEMELORE TË RENDIT KUSHTETUES të vendit.
Në mënyrë decide në aktin më të lartë juridiko-politik është e notuar me sa vijon;
(Nenni 8 alineja 2 (AMANDAMENTI VI)
-të shprehurit e lirë të përkatësisë kombëtare;
Përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve, të cilët u takojnë të
gjitha bashkësive, në organet e pushtetit shtetërorë dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet.
KUVENDI paradoksalisht me apo pa qëllim edhe pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk plotësoi dhe ndryshoi Ligjin për evidencën AMË. Kuvendi nuk ndërhyri me shpejtësi, andaj pas këtij vendimi rigid, primitiv e paradoksal u anuluan edhe disa dispozita në disa ligje tjera sektoriale e materiale.
Pra, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese KUVENDI ka cënuar të drejtën e qytetarëve si vlerë fundamentale të shprehurit e lirë të përkatësisë kombëtare. E kur dihet se në Ligjin aktual duhet të plotësohet standardi ndërkombëtar që me ligjin të mundësohet edhe e drejta e qytetarit për të mos u deklaruar për përkatësinë e tijë kombëtare (nëse nuk dëshiron të deklarohet) dhe të drejtën e qytetarit pasi të mbush moshën madhore të ketë të drejtë për tu deklaruar për përkatësinë e tij kombëtare nëse rrjedh nga prindë me origjinë të ndryshme kombëtare. Kjo është e tëra që duhet plotësuar në ligj dhe kaq.
Gjykata Kushtetuese nuk është organ që jep apo merë të drejta, thjesht ajo vetëm ka kompetecë të vlerësoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Pra, kjo gjykatë as që ka bërë e as që mund të shmangë këtë vlerë kushtetuese, përveç që në mënyrë rigide e paradoksale ka konstatuar mosharmonizimin e Ligjit me konventën ndërkombëtare.
Ja nga këtu qëndrojnë manipulimet, keqkuptimet dhe polarizim i kotë i shoqërisë, për të cilën pa dyshim se KUVENDI si organ ligjdhënës dhe kuptohet të zgjedhurit pa dallim, janë fajtorë për këtë vakum të operacionalizimit me ligj të kësaj vlere fundamentale kushtetuese.
Praktika të shumta si në vende të BE-së edhe të rajonit egzistojnë si shembull se pse Maqedonia e Veriut nuk duhet e as që do të mundet në pakufi të sillet më unikate ,rigide dhe në kundërshtim me standaret ndërkombëtare dhe realitetin shoqërorë.
Pra, duhet të procedohet kjo çështje dhe me lehtësi të mundet në Propozim_ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të inkorporohet togfjalësi ,DISKRIMINIM POZITIV, apo ,Veprim afirmativ, për një interval kohor të kuptueshëm për derisa shoqëria të përmirësojë padrejtësitë disa dekadëshe lidheur me shqiptarët dhe të tjerët si bashkësi të NËNPËRFAQËSUARA deri më tani.
Përkatësia kombëtare nuk është vetëm NDJESHMËRI por sipas shum ,kejseve, gjyqsore ndërkombëtare mbi të gjitha është FAKT JURIDIK. E çfarë nënkupton ,fakt juridik,? Nënkupton historiatin në KARTAT E GJENDJES CIVILE.
Çështjet që sipas nomotehnikës dhe standardeve shkencore që janë materje që duhet të trajtohen me ligj, nuk mund të trajtohen me akte nënligjore. Po të ndodhë kjo me propozim-Ligjin për përfaqësim, do të nënkuptonte hyrje në lojë sy mbylluras për të mbetur në reth vicioz as pa përgjegjësi juridike e as politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo