Ruben Amorim merr drejtimin e Milanit





AC Milani e ka mbyllur marrëveshjen me trajnerin Ruben Amorim. Amorim do ta drejtojë gjigantin italian, kurse do të jetë rikthimi i parë që kur u shkarkua nga stoli i Manchester Unitedit.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja mes palëve është kompletuar, me Amorim që do të nënshkruajë deri më 2028 me opsion për një tjetër.

“Ruben Amorim te AC Milani si trajner, e kryer. Marrëveshje në parim deri në qershorin e vitit 2028 me opsion deri më 2029”.

“Amorim ka pranuar të gjitha kushtet dhe do të nënshkruajë këtë javë si trajner i Milanit”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Milani pritet të investojë edhe në afatin kalimtar veror, me objektivin për rikthimin në Ligën e Kampionëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo