Duke afirmuar tezën e shtetit kombëtar , shqiptarët, e kthejnë shqiptarizmën në vlerat e saj morale të synuara , të bazuara në demokraci, drejtësi dhe liri.Ky është gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan…
Skënder MULLIQI
Deri më sot thirrja për unitet,nuk duket afër si factor i rëndësishem për zhvillim dhe prosperitet.Të jesh nacionalist në kuptimin pozitiv të fjalës nuk është lehtë.Nacionalistët në përgjithësi i gjurmojnë rrënjët e tyre kombëtare në kohët e kaluara , por edhe sot ekzisiton një consensus I plotë midis studiusve se kombët dhe revolucionet kombëtare që quan në formimin e shteteve kombëtare , janë në fakt një fenomen modern.Shqiptarët nuk duhet të turpërohen për këtë, por të krenohen.Duke afirmuar tezën e shtetit kombëtar , shqiptarët, e kthejnë shqiptarizmën në vlerat e saj morale të synuara , të bazuara në demokraci, drejtësi dhe liri.Kjo është gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan.Nacionalizmi I shprehur përmes një strategjie kombëtare zhvillimi krijon mundësi investimi për sipërmarrësit dhe bashkojnë kombin.Kriza globale më luftëra e bënë edhe më të domodoshme zbatimin në praktikë të ideve nacionaliste.Pa qenë nacionalist shqiptarët nuk kanë mundësi arritjën e objektivave historike për bashkim kombëtar.Shqiptarëve nuk ju nevoiten regjimet të cilat historikisht na kan shkaktuar dëme të mëdha.Nacionalizmi është mënyra me të cilën një shoqëri vulos identitin e saj dhe vendos qëllimet e saj.Nacionalizmi është reflektim, është vetëdije autentike e realitetit kombëtar.Shqiptarëve për ti arritur këto synime, ju nevoitet braktisja e logjikës komuniste e cila ende nuk është çrrënjosur .Me idetë nacionaliste arrihen edhe objetivat autentike ekonomike, të biznesit dhe zhvillimit të gjithëmbarshem.Kjo e përforcon reciprokisht kombin midis kombit, shtetit dhe shtetit kombëtar.Për shkak të konflikteve gjatë historisë, është ende gjallë nacionalizmi territorial, që u përeferua në luftën e Serbisë, kunder ish republikave tjera në Jugosllavi.Ky nuk është nacionalizmi për të cilin e kemi fjalën.Se ky është ultrtanacinalizem agresiv I Serbisë ndaj popujve jo sllavë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Nacionalizmi në kuptimin pozitiv siq e thash edhe më lartë promovon interesat kombëtare dhe identitin dhe trashëgemin tonë historike, dhe gjithashtu vlerat e luftës çlirimitare për një shtet sovran dhe të pavaruar.Nacionalizmi-patriotizmi konsolidon dhe thekson sovranitetin.Duhet të qëndrojmë qartësisht për një shtet kombëtar, por që për fat të keq ka ende mjaftë që po shprehin dallime në këtë drejtim…