Skandal në KF Vardar: UEFA e dënon me 250 mijë euro për kontrata të falsifikuara me futbollistë!





Kampioni aktual i futbollit në Maqedoninë e Veriut, Vardari, ka bërë të ditur se gjatë dhjetë muajve të fundit ka zhvilluar një betejë juridike me institucionet e UEFA-s, pasi klubi ishte akuzuar për posedim të kontratave të dyfishta dhe të falsifikuara me ish-futbollistët Darko Glishiq dhe Martin Blazhevski.

Sipas njoftimit të klubit, kontratat e nënshkruara nga një drejtuesi e mëparshme janë vlerësuar si të paligjshme dhe nuk kanë pasur bazë ligjore për të ekzistuar. Kjo i ka shkaktuar Vardarit probleme serioze, duke rezultuar me një gjobë prej 250 mijë eurosh, të cilën klubi ka pranuar ta paguajë në marrëveshje me UEFA-n.

Përveç gjobës financiare, Vardari ka marrë edhe një dënim me kusht për tre vitet e ardhshme. Nëse një shkelje e ngjashme përsëritet brenda kësaj periudhe, klubi rrezikon suspendim të plotë nga garat.

Nga ana e klubit është iniciuar procedurë kundër personave ende të paidentifikuar për kryerjen e këtyre veprimeve të paligjshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo