Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin





Onkologët theksojnë se ne mund të kontrollojmë disa zakone të përditshme që mund ta ulin rrezikun edhe nga kanceri. Ata po nxisin njerëzit që të ndalojnë përdorimin e enëve të plastikës, konkretisht ato të vjetra dhe të dëmtuara. Sipas onkologes Tingting Tan, plastikat e dëmtuara mund të lëshojnë më shumë grimca dhe kimikate në ushqim.

Megjithatë, nuk ka nevojë për panik nëse dikush ka qenë duke i përdorur këto enë për vjet. Shumë njerëz i kanë përdorur ato shumë vjet dhe nuk kanë pasur kancer, shkroi Index. Por, gjithsesi, rekomandohet që enët e plastikës që janë të çara, gërvishtura apo që kanë aromë të keqe, të zëvendësohen me të reja. Alternativë më e mirë është përdorimi i enëve të xhamit dhe qeramikës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo