Fitore bindëse, Florentino Perez rizgjidhet në krye të Real Madrid





Florentino Perez rizgjidhet në krye të Real Madrid për një tjetër mandat si president i klubit më të famshëm në botë. Për herë të parë që nga viti 2009, Perez kishte përballë një rival, Enrique Riquelme, por as ky detaj nuk kishte ndikim pasi Perez fitoi bindshëm, madje sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për rezultatin e dytë më të mirë në histori.

Me 65% të votave, në këtë mënyrë, Perez do të qëndrojë në krye të Real Madrid të paktën deri në vitin 2030. Në fjalën e tij përballë anëtarëve dhe bordit drejtues, Perez deklaroi se rezultati mund të ishte edhe më i thellë: “Fituam në të gjithë fashat demografike të këtyre zgjedhjeve, në të gjithë fashat e grup moshave. Ky është rezultati i dytë më i mirë në histori, edhe pse mund të ishte edhe më i thellë”, u shpreh Perez gjatë fjalës së tij.

Rizgjedhja e Perez në krye të Real Madrid i hap rrugë në këtë mënyrë projektit të tij të ri ku gjithçka tani nis me prezantimin e Jose Mourinho-s si trajneri i ri i ekipit. Palët kanë gjetur prej kohësh një akord total, por priteshin vetëm zgjedhjet për të bërë zyrtare rikthimin e portugezit në Madrid. 15 milionë euro do t’i kushtojë Perez afrimi i Jose Mourinho-s.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo